FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

10 qytetet më të shtrenjta në botë

Cyrihu dhe Gjeneva ende mbesin dy qytetet më të shtrenjta në botë, sipas renditjes vjetore të 77 zonave metropolitane nga banka zvicerane “UBS”, ndërsa Kairo mbetet qyteti më i mirë, shkruan “Swissinfo.ch”.

Dy qytetet zvicerane ndodhen para Nju Jorkut, Oslos dhe Kopenhagës, gjithnjë sipas raportit për koston e jetesës.

Cyrihu është më i shtrenjtë se Gjeneva për të prerë flokët, ndihma shtëpiake, pastrimin kimik, ndersa dallimi i dytë më i madh ishte në pajisjet elektronike (+ 16%) si smartfonë, televizorë dhe tableta.

Swiss Digital Desktop Reklama

UBS ka llogaritur një shportë prej 128 mallrave, dhe është përjashtuar qiraja, kostoja e vetme më e madhe për shumicën e njerëzve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendin e tretë është Oslo në Norvegji, duke u pasuar nga Kopenhaga, Nju Jorku, Tokio, Milano, Londra, Çikago dhe Helsinki.

 

 

Top 10:

  1. Cyrih
  2. Gjeneva
  3. Oslo
  4. Kopenhagë
  5. Nju Jorku
  6. Tokio
  7. Milano
  8. Londër
  9. Chikago
  10. Helsinki

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?