Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 22:46 Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën Java e nëntë e Serie A solli rezultate të rëndësishme, me Genoan që triumfoi 2-0 ndaj Juventusit në “Luigi Ferraris”, ndërsa Napoli siguroi një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A do të na shpëtojnë dot ekonomistët nga Covid-19?!

Magazinë E diel, 5 Prill 2020 15:21
A do të na shpëtojnë dot ekonomistët nga Covid-19?!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Andoni –

Vite më parë, gjetjet e një artikulli të një studiuesi amerikan për pasojat ekonomike të pandemisë së vitit 1918-1919 në SHBA mund të kenë kaluar disi të pavërejtura nga politika sa i përket pasojave, por jo botës shkencore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutim...

Para 18 orësh
Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59

Artikulli “Pandemic economics: The 1918 Influenza and Its Modern-Day Implications” (Ekonomitë pandemike: gripi i vitit 1918 dhe implikimet e tij të sotme) i Thomas A. Garrett ishte i hidhur. Sensi i shkrimit të tij ishte se nëse do të ndodhte një gjë e tillë në kohët tona, atëherë konform dhe vlerësimeve të Bankës Botërore tregonin se një pandemi globale e gripit do t’i kushtonte ekonomisë botërore 800 miliardë dollarë dhe do të vriste dhjetëra milionë njerëz!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Parashikimet e skenarit të tij për një pandemi të tanishme bazoheshin në pandeminë globale të gripit të vitit 1918. I vetëm Bill Gates do ta tregonte hapur duke bërë apel për pasojat, që politikanëve nuk u bënin përshtypje, në masat e tyre gjysmake sa i përket sistemit shëndetësor. Vëmendja e të gjithëve shkonte te ekonomistët: A do mundeshin ata vallë?!

Por, le të kthehemi edhe njëherë aty: Ajo pandemi vrau 675,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara (gati 0.8 për qind e popullsisë së vitit 1910), një numër më i madh se vdekjet e trupave amerikane sëbashku në Luftën e Parë Botërore (116.516) dhe Lufta e Dytë Botërore (405.399) (Brahmbhatt, 2005). Të projektuara në kohët tona, këto rezultate na tregojnë se dëmet njerëzore sot mund të shkonin vetëm Shtetet e Bashkuara në humbjen e gati 207,000 jetëve, kurse kostoja fillestare e humbjeve për ekonominë mund t’i afrohej shifrës së 166 miliardë dollarë, ose afërsisht 1.5 për qind e PBB-së (Meltzer, Cox, dhe Fukuda, 1999). Në fakt, referencat janë të marra nga i njëjti shkrim, që e sqaron situatën ekonomike pas parashikimit të një pandemie, që deri atëherë (2005) nuk parashikohej të ishte e tillë si i frikshmi Covid-19, por që mundësinë e shihte jo fare të pashmangshme.

E hidhur, ashtu si janë parashikimet e shkencëtarëve gjakftohtë, që janë të rrethuar vetëm nga shifrat dhe nga matrica sterile, që materializohen pastaj me grafikë dhe skema. Por, jemi gati një shekull më pas dhe shumë gjëra kanë ndryshuar përveç skemave të frikshme të mungesës së kujdesit së duhur shëndetësor dhe reformave të pamjaftueshme, që kanë ndërmarrë shumë vende në sistemet e tyre mjekësore. Mes tyre dhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që duken se janë krejt të papërgatitura me Covid-19. Të paktën, konfuzioni i tyre zyrtar dhe vonesat në marrjen e masave e mbështetën të gjithën këtë në javët e fundit.

Duke u kthyer në argumentin tonë, gripi i atyre viteve pati një pasojë shumë të madhe edhe në Shqipëri. Shtuar me pasojat e Luftës së Parë Botërore, ku vendi ynë u përdor si fushë-lufte për forcat e dy kampeve të atëhershme, sot mund t’i marrësh vetë parasysh pasojat, që janë ngulitur vetëm në folklor. Edhe pse kjo situatë zhvillohej në një kohë, kur Shqipëria sa filloi të ishte në mesin e shteteve të pavarura, ku kuptohet se mungojnë krejt të dhënat dhe nuk mund të hedhim dot paralele me situatën në vend, një gjë është e qartë: Shqipëria ashtu si Bota, pavarësisht nga përparimet teknologjike në mjekësi dhe me struktura të mbulimit shëndetësor përgjatë shekullit XX dhe XXI më të mëdha, në rast të një pandemie moderne, vdekjet do të ishin të shumta. Të paktën, kjo theksohej në të njëjtin artikull, mu ashtu edhe si janë duke ndodhur realisht skenaret.

Por, çfarë ishte tjetër më e hidhur: Shoqëria, në tërësi, u shërua shpejt nga gripi i 1918, por për individët e prekur nga gripi, jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë. Ashtu, si shkencëtari llogariste për gripin e sotëm që ndodhi plot 15 vjet më pas, se mësimet mund të na ndihmojmë ta kalojmë, por bota kishte nevojë për më shumë përgjegjësi, ashtu si paralajmërohej, sistemi amerikan, së pari tregoi se ishte jo shumë i përgatitur.

Por sa mund të ndihmojë kjo në shoqërinë e sotme të globalizmit?! Edhe në këtë rast Ekonomia nuk mund të na japë ndonjë informacion të vlefshëm përsa i takon reformës shoqërore, që mund t’i ndihmojë strukturat e një shteti të mobilizohet përballë këtyre armiqve. Ndaj në lojë futet përfytyrimi i një shteti shumë më të përgjegjshëm ndaj qytetarëve të saj dhe një bashkësi shtetesh me detyra të qarta dhe shumë më të përgjegjshme. Por edhe këtu historia është e hidhur. Pasi, edhe ekonomia e ka të pamundur të përballet me ndryshime që përbëjnë realisht sfida. Ajo, shpesh, nëpërkëmbët nga politikanët që megjithëse të kërcënuar prej saj e shmangin ose më keq akoma e manipulojnë. Ekonomia ashtu si fushat e tjera duhet futur në shina krejt shkencore. “Vetëm një pseudoekonomi mund të synojë t’i ofrojë mbështetje planifikimit racional ekonomik. Ekonomia vërtetë shkencore thjesht mund të ndihmojë për të vënë në dukje forcat lëvizëse të zhvillimit ekonomik në periudha të ndryshme historike, argumenton Karl Popper te “Mjerimi i historicizmit” . Ajo mund të na ndihmojë që të parashikojmë skicën e periudhave të ardhshme, por s’mund të na japë dorë për të shtjelluar dhe për të vënë në jetë ndonjë plan të hollësishëm për ndonjë periudhë të re. Çka mbetet në fuqi për shkencat e tjera shoqërore, duhet të mbetet në fuqi dhe për ekonominë. Qëllimi i saj i fundit mund të jetë vetëm “ të nxjerrë në shesh ligjet ekonomike të lëvizjes së shoqërisë njerëzore”, citon në fjalinë e fundit Marksin, Karl Popper. A do kemi mundësi të ringrehemi? Ndoshta ekonomistët kanë momentin të kthehen në heronjtë e ri, jo vetëm tek ne por kudo, për tu marrë terrenin politikanëve, që mundohen të përfitojnë edhe në këto momente. Të paktën artikulli i lartpërmendur tregoi se mësimet e shkencëtarëve nuk u morën parasysh, pasi shkenca, gjithnjë shihet si barrë. Njësoj dhe në Shqipëri, me Akademinë e të cilës së Shkencave, janë tallur paq. Por, a është koha e tyre? Po, ka ardhur koha e ekonomistëve, për këtë nuk mund të dyshohet më. Qoftë edhe në Shqipëri.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 2 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 3 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Balluku dhe Hyseni
Para 3 orësh

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Ba...

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur
Para 3 orësh

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Më të lexuarat

1 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 6 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

2 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS
Para 6 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 4 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë
Para 6 orësh

Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.