FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzat e forta të doktorit të njohur: Koronavirusi një komplot botëror

Shiva Ayyadurai, i njohur nga të gjithë si Doktor Shiva, është një politikan dhe bio-inxhinier amerikan, me katër diploma nga universiteti MIT i Bostonit dhe aktualisht kandidat republikan për senatin e shtetit Massachussets, ka hedhur akuza të forta rreth së vërtetës së koronavirusit.

Dr Shiva, në një intervistë për “The Next News Network”, shprehet pandemia e koronavirusit, po përdoret sipas tij, nga disa elementë për të arritur kontrollin mbi njerëzit.

‘Përhapja e frikës së koronavirusit do të kujtohet në histori si një nga mashtrimet më të mëdha për të manipuluar ekonomitë, shtypur mendimin ndryshe dhe për të detyruar ilaçet e mandatuara’, shkroi në Twitter Dr Shiva në përgjigje të një postimi nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili thoshte se ‘Demokratët po e ndezin situatën për përfitime politike’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dr Shiva thotë se “firmat farmaceutike hasin shumë vështirësi për miratimin dhe prodhimin e ilaçeve dhe se duhet kohë dhe miliarda dollarë që të marrin miratimin”, ndaj sipas tij janë kthyer nga vaksinat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij janë emra të fuqishëm që po imponojnë frikë rreth kësaj pandemie dhe që duan ta shfrytëzojnë në favor të tyre

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?