FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Biznesmeni ndez rrjetin: Në parlamentin shqiptar ka 25 deputetë gay

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte Elton Ilirjani, i njohur ndryshe dhe si biznesmeni gay. Eltoni, u shpreh shumë i revoltuar me disa politikanë të vendit tonë, të cilët sipas tij, kanë diskriminuar komunitetin “LGBT”.

Nga ana tjetër, biznesmeni u shpreh se në parlamentin shqiptar, ka 25 deputetë gay dhe shtoi se ato janë prostituta, që paguhen 25 dollarë nga të huajt.

“Janë 25 gay në atë parlament (i referohet atij të vendit tonë). Mos hiqen hipokritë. Të mos na ndëshkojnë mua Xhenin dhe personat që dalin hapur dhe ata të dalin si minj. Ato paguhen 25 dollarë nga të huajt, janë prostituta. Kjo është një çështje që na prek të gjithë komunitetin. Ku një ish-ministër thotë se ai është BQ se vendosi flamurin e komunitetit në bashki, kjo është budallik. Jo nuk kam votuar kurrë do të vij të votoj kundër këtyre fundërrinave. Ai është ish ministër i rendit, të më ngrihen kuksianët të më vrasin dhe tropojanët sepse i bëjnë thirrje bajraktarët e tyre?”, shprehet Elton Ilirjani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?