Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 22:46 Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën Java e nëntë e Serie A solli rezultate të rëndësishme, me Genoan që triumfoi 2-0 ndaj Juventusit në “Luigi Ferraris”, ndërsa Napoli siguroi një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Cili duhet të jetë prioriteti i qeverive, gjatë periudhës së distancimit social?

Magazinë E premte, 3 Prill 2020 15:09
Cili duhet të jetë prioriteti i qeverive, gjatë periudhës së distancimit social?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me COVID-19 që përhapet shpejt në të gjithë botën, shumica e vëmendjes është përqendruar me të drejtë, në nevojën për distancim social, me qëllim ngadalësimin e transmetimit të virusit. Por, kufizimi i ndërveprimeve njerëzore duhet të konsiderohet si hapi i parë në një strategji më të gjerë

Nga Michael Spence

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutim...

Para 19 orësh
Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59

MILANO – Koronavirusi ka zënë për fyti ekonominë globale. Si shumë miq dhe kolegë në Kinë, edhe unë, jemi mbyllur, së bashku me pjesën tjetër të Italisë. Shumë nga bashkëqytetarët e mi në Shtetet e Bashkuara janë tani në të njëjtën situatë; të tjerët në mbarë botën do të ndjekin këtë rrugë, mjaft shpejt.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për shkak se virusi me sa duket mund të transmetohet nga njerëzit pa simptoma, ai është përhapur gjerësisht, edhe pa u vënë ree prej autoriteteve të shëndetit publik. Për të parandaluar mbingarkimin e sistemeve shëndetësore, masat agresive të distancimit social dhe të izolimit janë zbatuar dhe pranuar gjerësisht nga publiku. Nëse ato do të ngadalësojnë shkallën e transmetimit dhe do të kufizojnë numrin e rasteve kritike në Perëndim, kjo mbetet për t’u parë.

Provat se epidemia është kufizuar apo madje edhe frenuar në Kinë dhe disa ekonomi të tjera aziatike, janë premtuese. Megjithatë, këto vende nuk mbështeteshin vetëm në distancimin social, por edhe në një grup të gjerë mjetesh që nuk janë zbatuar në Evropë dhe SHBA: testime të përhapura, gjurmime të kontakteve, izolime të detyruara, etj.

Sidoqoftë, masat për të zbutur pandeminë kanë prodhuar kudo, një ndalesë të papritur për një tërësi aktivitetesh ekonomike, ku shpesh janë përjashtuar vetëm sektorët e shërbimeve thelbësore. Rezultati do të jetë një rënie e mprehtë e PBB-së dhe të ardhurave, një rritje e papunësisë (siç shihet tashmë në SHBA), një kalendar shkollor i ndërprerë dhe pezullimi i pothuajse çdo aktiviteti që përfshin grumbullim të më shumë se disa njerëzve.

Për disa, videokonferencat, arsimimi në internet dhe aplikacionet e tjera dixhitale kanë zbutur goditjen. Por rezultati i pashmangshëm ekonomik do të jetë një recesion i thellë dhe një dëm i gjerë kolateral, për jetesën dhe mirëqenien e njerëzve.

Mbyllja totale e ekonomisë është parë me të drejtë si një mënyrë për të blerë kohë për të zgjeruar kapacitetin dhe për të zvogëluar kërkesën e lartë për sistemet shëndetësore. Por nuk është një strategji e plotë. Edhe kur kombinohet me kompensime monetare dhe një program të madh fiskal, i cili orientohet drejt mbrojtjes së njerëzv dhe të cënueshëm, një ngrirje e thellë ekonomike nuk mund të mbahet gjatë. Sepse kështu vendos kosto të papërballueshme për individët dhe shoqërinë.

Një pjesë e madhe e ekonomisë moderne – duke filluar që nga restorantet, shitjet me pakicë, teatrot, ngjarjet sportive, muzetë, parqet dhe shumë forma të turizmit dhe transportit (siç është udhëtimi ajror) – thjesht nuk mund të funksionojnë në kushte të distancimit social. Këta sektorë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të punësimit të përgjithshëm. Sektorë të tjerë të mëdhenj mund të funksionojnë, por jo me fuqi të plotë.

Prandaj, çështja është se çfarë mund të bëhet tani për të siguruar që rimëkëmbja dhe kthimi në normalitet të ndodhë sa më në mënyrë të sigurt, që të jetë e mundur. Një bllokim me një kohëzgjatje ekonomikisht të tolerueshme, nuk mund të zvogëlojë në vetvete rreziqet që lidhen me ndërveprimet ndërpersonale. Brenda disa javësh – thuhet katër deri në gjashtë – kostot ekonomike të bllokimit do të fillojnë të rriten, deri në atë pikë sa disa grupe njerëzish do të fillojnë të kthehen në punë – nëse u ka mbetur një e tillë – thjesht sepse ata nuk kanë zgjidhje.

Megjithëse rreziqet e infeksionit do të mbeten të larta, ata nuk do të kenë burimet që të qëndrojnë të izoluar. Në të njëjtën kohë, megjithëse kostot e mbylljes së shkollave për periudha të gjata janë shumë të larta, shkollat nuk do të rihapen, ose nuk do të duhet të rihapen derisa rreziqet e rikthimit të koronavirusit të jenë të ulta.

Shpejtësia dhe siguria e rikuperimit do të varen në mënyrë kritike nga fakti nëse rreziqet e aktiviteteve në grup janë ulur sa duhet. Një element i rëndësishëm i uljes së rrezikut ka të bëjë me aftësinë e sistemit shëndetësor. Fokusi aktual në pajisjen dhe mbrojtjen e duhur të mjekëve dhe stafit mjekësor me atë që u nevojitet për të siguruar kujdes kritik, është pra plotësisht i justifikuar.

Por këto përpjekje të vijës së parë nuk do të zvogëlojnë rreziqet e kontakteve ndërnjerëzore në përgjithësi. Për ta bërë atë, ne duhet të përdorim periudhën e bllokimit, për të zgjeruar kapacitetin për testimin, gjurmimin e kontaktit, izolimin dhe trajtimin.

Këtu, një konferencë e datës 25 mars nga Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, ia vlen të lexohet. “T’u kërkosh njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të bllokosh lëvizjen e popullatës, kjo është një lëvizje që duhet të blejë kohë dhe të ulë presionin ndaj sistemeve shëndetësore,” shpjegon Ghebreyesus. “Por të vetme, këto masa nuk do të shuajnë epidemitë. Qëllimi i këtyre veprimeve është të mundësojnë masat më të sakta dhe të targetuara, që janë të nevojshme për të ndaluar transmetimin dhe për të shpëtuar jetë”. Nëse do të ndryshoja këtë deklaratë që shpreh qartë qëllimin, fokusuar tek shëndeti, unë vetëm do t’i shtoja asaj fjalisë së fundit: “… dhe për të zvogëluar rreziqet e infeksionit, ristartuar ekonominë dhe përshpejtuar rimëkëmbjen”.

Pasi shpjegoi se çfarë kërkojnë ato masa më të sakta dhe të targetuara, Ghebreyesus shtoi se saktësisht të njëjtat hapa do të kërkohen në vendet – përfshirë shumë ekonomi në zhvillim, me të ardhura më të ulëta – që ende kanë numër të ulët të infeksioneve. Tashmë mund të parashikojmë që disa prej këtyre vendeve do të kenë nevojë për ndihmë të jashtme për t’u përgatitur për shpërthime brenda tyre. Kështu që bashkëpunimi dhe mbështetja ndërkombëtare janë thelbësore për administrimin e krizës në nivel global.

Në çdo rast, pika kryesore është se hapat e nevojshëm për të ristartuar ekonominë janë të njëjta me hapat e nevojshme për të ngadalësuar transmetimin e virusit. Ndërsa parashikojmë fundin e distancimit agresiv sociale, ndërtimi i aftësive për testim, gjurmimit të kontakteve, izolimit dhe trajtimit, bëhet një përparësi urgjente ekonomike. Ne absolutisht duhet të eleminojmë rreziqet e kontaktit ndërnjerëzor, në mënyrë që ata që mendojnë se duhet të kthehen në punë, të mund ta bëjnë këtë, dhe në mënyrë që ata të prirur të vetëizolohen vullnetarisht, të mund të kthehen në shkolla dhe aktivitet të plotë ekonomik, duke u ndier relativisht i sigurt.

Rastet aziatike sugjerojnë që teknologjitë dixhitale janë mjete efektive për shënjestrimin dhe monitorimin e infeksioneve, dhe për mbajtjen e njerëzve dhe autoriteteve të informuar për rreziqet. Disa nga teknikat më efektive mbështeten në të dhënat e vendndodhjes dhe mund të krijojnë shqetësime për privatësinë në disa vende. Por duke pasur parasysh përmasën e sfidës, këto metoda nuk duhet të hidhen poshtë menjëherë. Platformat kanë tashmë të dhëna për vendndodhjen që mund të përdoren për të informuar qytetarët për ekspozimin e mundshëm. Mbi të gjitha, infrastruktura dixhitale tashmë ka provuar të jetë një burim kryesor i aftësisë ekonomike në këtë krizë. Pa atë, puna dhe shkollimi në distancë, tregtia elektronike dhe shërbimet financiare dixhitale nuk do të ishin të mundshme, dhe distancimi agresiv social do të bënte që ekonomia të ndalej plotëisht. / Project Syndicate – Bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 3 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 3 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Balluku dhe Hyseni
Para 4 orësh

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Ba...

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur
Para 4 orësh

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Më të lexuarat

1 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 7 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

2 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS
Para 6 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 5 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë
Para 7 orësh

Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.