FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emisioni “Ça thu” nis transmetimin në “TV Klan”

Muaji dhjetor do të bëjë bashkë Sajmirin me Gentianin pas shkëputjes nga "Agon Channel". Duket se është arritur marrëveshja, pasi së shpejti dy moderatorët do t’i shikojmë në "TV Klan". Sajmir Kodra dhe Gentian Zenelaj do të zhvendosen në ekranin e “TV Klan”.

Vetë Sajmiri konfirmon për gazetën “Panorama” se tashmë e kanë vendosur dhe do të jenë pjesë e stafit të “Tv Klan”, çdo mbrëmje në orarin prime time, nga e hëna deri në të premte.

Përsa i përket emrit të emisionit, ai pohoi se: “Do të jemi sërish me Gentin dhe me stafin tim të mrekullueshëm. Emrin e emisionit po e mendojmë, e ndoshta do të jetë i njëjti “Ça thu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetjes se sa do të jetë paga mujore e secilit në këtë televizion, ai iu përgjigj: “Kur ta vendosim do ta deklaroj në Tatime. Pagën s’e keni diskutuar fare, pasi ka detaje më të rëndësishme për të dakortësuar, që kanë të bëjnë me ngjyrën e studios, studion, veshjet, ndriçimi, siglat etj, pra detaje artistike e jo editoriale

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?