FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fjeti pranë varrit të pronarit për 11 vite, ngordh qeni besnik

Një qen besnik, që fjeti në varrin e pronarit të tij çdo ditë për 11 vite ka ngordhur.

Capitan ishte rreth 4 vjeç kur Miguel Guzman, i cili e kishte blerë qenin si një dhuratë për të birin, Damian, vdiq në vitin 2006 në Villa Carlos Paz, Argjentinë.

Qeni u zhduk shumë pak kohë më pas dhe familja e tij mendoi se kishte gjetur një shtëpi të re ose e kishin vrarë,

Swiss Digital Desktop Reklama

Por disa muaj më vonë, në një nga vizitat e tyre bë varresa ata gjetën Capitan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për habinë e tyre, njerëzit që jetonin aty afër i treguan sesi filluan ta ushqejnë kur e kuptuan se flinte tek varri çdo ditë.

Dhe kështu qeni i trishtuar vazhdoi të qëndrojë pranë varrit të të zotit derisa ngordhi disa ditë më parë në moshën 15 vjeç.

Ajo çfarë habiti famijen Guzman është fakti se varrezat ishin shumë larg shtëpisë dhe Capitan nuk kishte qenë kurrë atje, para se të zhdukej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?