FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës ‘Jazz’

Heinz Schumann, i mbijetuari i Holokaustit, por që u bë i famshëm si kitaristi i rrymës “Jazz”, është ndarë nga jeta gjatë ditës së djeshmes. Sikurse është bërë e ditur nga mediat gjermane, Heinz vdiq të dielën në Berlin, por vdekja u raportua gjatë ditës së hënë.

Njeriu i ashtuquajtur me nofkën “Coco”, bëri emër si muzikant i kësaj rryme në Berlinin e viteve ‘30. Ndërkohë që në vitin 1943 ai u arrestua nga autoritetet naziste, pasi këta të fundit kishin mësuar se e ëma ishte hebreje.

Ai u internua në kampin e “Theresenstadt” ne Çekosllovakinë e ndodhur nën regjim pushtimi. Atje ai luajti muzikë për të zbavitur personelin e kampit dhe një vit më vonë do të transferohej në Auschëitz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas fundit të luftës ai emigroi në Australi për t’u rikthyer në Berlin në mes të viteve ‘50 ku edhe rifilloi karrierën e muzikatit të “Jazz”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?