FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Francë, ndahet nga jeta në moshën 102 vjecare David Douglas Duncan, legjenda e fotos së luftës

Eshte ndarë nga jeta në moshën 102 vjeçare fotografi David Douglas Duncan. Ai vdiq në Cote d’Azur ku jetonte, pasi kishte kontribuar për revistën legjendare ”Life”.

“Fotografi amerikan, i cili jetonte në rivierën franceze që prej viteve 1960 vdiq pas një bronkopneumonie i rrethuar nga të afërmit”, theksoi sot drejtori i muzeut të Antibeve, Jean-Louis Andral.

“Foto e Picassos, i lumtur, në banjon e tij, është ai. Ashtu si ajo e një ushtari amerikan, me fytyrën e dëmtuar dhe shikimin e zbrazët para një kutie konserve. Një foto e marrë më 9 dhjetor 1950, mes luftës së Koreve që rriti dhe reputacionin e fotografit të luftës, që e thërrisnin “DDD”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam një kujtim shumë të gjallë të rrethanave në të cilat janë bërë këto foto”, tregonte ai në 2008 në kuadër të festivalit Visa për imazhin në Perpignan, në jug të Francës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Deri në fund, ai kujtonte mbiemrat, emrat dhe gradat e të gjithë ushtarëve që kishte fotografuar në Kore dhe Vietnam”, thekson Jean-François Leroy, në krye të Visa-s për imazhin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?