FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ky ishte vendi sekret ku çifti mbretëror kaloi muajin e mjaltit!

Meghan Markle dhe princ Harry ishin vërtetë në muaj mjalti në fillim të këtij muaji, por jo në Kanada, ashtu siç menduan të gjithë. Burime për E!News thonë se çifti mbretëror pushoi në Afrikën Lindore dhe vizitoi më shumë se dy shtete.

Dyshja ka kaluar kohë në safari, kanë shijuar lindjen dhe perëndimet e diellit dhe janë përfshirë në aventura të ndryshme në natyrë.

“Ishte arratisja perfekte për ta dhe pasionin e tyre. Tani janë gati për të filluar me angazhimet dhe axhendën shumë të zënë të pjesës tjetër të vitit.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë pallati mbretëror nuk ka konfirmuar asgjë për vendin e saktë pasi çifti donte privatësi të plotë. Meqë nga dasma u zbuluan më shumë detaje nga ç’pritej, pushimet duhet t’i përkisnin vetëm Harry-it dhe Meghan-it.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me shumë gjasa, Afrika ka qenë vendi i tyre i muajit të mjaltit, pasi për të dy ka rëndësi të veçantë. Aty u dashuruan dhe kaluan pushimet e para si çift!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?