Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Liria dhe Ndryshimi”

Magazinë E martë, 27 Tetor 2020 13:32
“Liria dhe Ndryshimi”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ardit Gjinali –

Frymimi mekanik dhe përshpërimat njerëzore në kufijtë e frikës gjatë gjerbjes orientale të filxhanit të kafesë janë elementët e duhur nxitës për helmin që gangrenizon trupin e sëmurë të një shoqërie që ndjen, por nuk e ndal dot regresin e demokracisë dhe vështron me pafuqinë paralizuese kapjen e shtetit me kthetrat e pushtetit duke rendur drejt autokracisë. Në autokraci ose në rendin e pararendjes tek e njëjta, vlera thelbësore e lirisë merr një rëndësi të shtuar në kushtet kur e tilla tentohet të përvidhet, cënohet, tjetërsohet përmes instrumentave institucionalë të shtet-pushtetit , instrumenta të materializuar nga një enturazh djallëzor politik që rreket të prezantojë rrejshëm sëmundjen kronike të keqqeverisjes si shëndet politik të demokracisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59
Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37

Demokracia e gënjeshtërt në thelb, por e paraqitur si e vërtetë në fasadë përmes një kinse realiteti të sponsorizuar nga logjistika e bollshme e propagandës së shtet-pushtetit, e tilla që rrit fuqinë e saj në përpjesëtim të drejtë me dobësimin dhe kufizimin e hapësirave të lirisë, demokracisë dhe reagimit shoqëror, gjithashtu. Qënësia e shtet-pushtetit dhe medet- qeverisjes bazon ekzistencën e saj politike në heshtjen qytetare përmes instrumentave të frigimit nga i gjithë pushtetshmi; në kultivimin e një retorike përçmuese nga segmente të shtet-pushtetit të veshura në kamuflazhin e shoqërisë civile që përcaktojnë djallëzisht politikën si problemi që nuk zgjidh dot të njëjtin; në tjetërsimin e qëllimtë të çdo vlere shoqërore duke paraqitur banalitetin si thjeshtësi, vulgaritetin si tendencë shoqërore, mediokritetin intelektual si meritë njerëzore, kopjimin mekanik si risi ideore dhe fjalën e diktuar të oborrtarit të pushtetit si mendim vetanak i një intelektuali të lirë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Individi i robëruar dhe peng i interesave që e shndërrojnë të njëjtin në një qënie thjeshtë dhe vetëm frymore përbën thelbin e së ashtuquajturës liri mekanike që dhurohet në funksion të qëllimeve të shtet-pushtetit për të mbajtur në këmbë ngrehinën e gënjeshtërt të fasadës demokratike ku tentohet të paraqitet shteti i ndarë nga pushteti dhe liria mekanike si individuale, gjithashtu. Liria mekanike garanton ekzistencën e një shoqërie në kufijtë e të mbijetuarit rutinor ku imponohen ndaj shoqërisë pritshmëritë minimaliste si një mjet që dobëson reagimin shoqëror duke e përjetuar keqqeverisjen dhe abuzimin me pushtetin si një zakonshmëri. Liria mekanike është oksigjeni në trupin politik të autokracisë qeverisëse dhe karboni helmues për një shoqëri të lirë që tentohet ti mbytet zëri i reagimit përmes varfërimit, shkurajimit dhe shpopullimit.

Liria individuale është antidoti ndaj vendosjes së plotë të autokracisë; e tilla është thelbi që garanton shëndetin demokratik të një shoqërie duke nxitur mirëqeverisjen , llogaridhënien, transparencën dhe forcimin e mendësisë dhe vetëdijes demokratike, gjithashtu. Liria individuale është thelbi i ekzistencës efektive së një shoqërie; liria territoriale e një shoqërie sigurohet nga veprimi pro aktiv i një bashkimi individësh të lirë, por mungesa e lirisë individuale e kthen lirinë territoriale në një koncept sovranist që do të keqpërdoret nga retorika e keqqeverisësit.

Drama e sotme e keqqeverisjes është errësira që mjegullon të tashmen dhe e percepton të ardhmen në kufijtë tragjikë të mungesës së shpresës dhe besimit për arritjen e një ndryshimi thelbësor; i tilli që arrihet përmes pjesëmarrjes së gjerë qytetare që buron nga vokacioni i lirisë dhe zëri i brendshëm i integritetit personal njerëzor që thyen barrierat e interesave të ngushta meskine dhe llogarive të vogla që garantojnë përfitimin afatshkurtër.

Individi është aktori thelbësor që do të mundësonte inkurajimin dhe kultivimin e një fryme ndryshimi të vërtetë përmes betejës për lirinë dhe vendosjes së standarteve demokratike. Pritshmëritë e mëdha për një ndryshim të qënësishëm mund të realizohen përmes bashkëveprimit të të gjitha flukseve shoqërore të rradhitura për të njëjtin qëllim; përmes një bashkimi të madh për ndryshim në Shqipërinë e normalitetit të nesërm; në Shqipërinë e ditëve më të mira me një Kryeministër normal dhe një qeveri normale që do të garantonte ndryshimin.

25 Prilli është dita e fitores së lirisë individuale; është dita dhe data që përcakton rolin e individit që merr në dorë fatin personal dhe përmes të tillit, të ardhmen e shoqërisë në tërësi. Pjesëmarrja dhe ushtrimi demokratik i të drejtës për të votuar është shprehja më e lartë e lirisë që do të përmbysë llogaritë e keqqeverisjes sunduese sepse ka ardhur koha që vendi të qeveriset.

Koha është tani ! Bashkë sepse ka ende shpresë…

/argumentum.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.