FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lufta mes maces dhe miut, shuhet misteri

Njohësja e kulturës kineze, Burbuqe Spahiu ishte e ftuara e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në Pesë”, për të folur mbi Vitin e Ri Kinez dhe zodiakun për secilën shenjë. Ajo pranoi se zodiaku kinez është shumë i veçantë dhe tregoi se në fakt ka një arsye se pse miu është vendosur shenja e parë.

Gjithçka shpjegohet nga një legjendë e vjetër kineze, në të cilën thuhet se perandori i atyre kohëve thirri të gjitha kafshët për të krijuar zodiakun dhe i vuri në garë për renditjen e shenjave. Në ato kohë macja dhe miu ishin miq të ngushtë dhe e bënë me plan zgjimin herët për të mbërritur të parët te perandori por miu e la macen në gjumë dhe ia doli të ishte vetë i pari.

Macja shkoi në fund pasi ishin krijuar të 12 shenjat, duke humbur kështu mundësinë të ishte pjesë e zodiakut. Mjaftoi kaq që macja të sulmonte miun dhe të fillonte lufta e përjetshme mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?