FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Një hap për Durrësin”, maratona sensibilizuese

”Një hap për Durrësin”, titullohet aktiviteti që do të zhvillohet të dielën më 23 shkurt në qytetin bregdetar, në kuadër të sensibilizimit të qytetarëve pas tërmetit të 26 nëntorit. Marshimi do të fillojë në 9:30 ku do të bëhet dhe ceremonia e hapjes pranë Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” dhe do të vijojë më pas me garën dhe pas saj ceremoninë e shpalljes së fituesve. Në vijim, prej orës 11:30 me përfundimin e ceremonisë së fituesve e deri në 13:30, Durrësi do të ndizet nga koncerti me muzikë live.

Iitinerari i maratonës përshkon të gjithë qytetin e Durrësit, një një distancë prej 5 kilometrash. Kjo maratonë nuk është vetëm një garë sensibilizuese, por në të njëjtën kohë është edhe një garë promovuese për qytetin.

Sipas bashkisë, për shkak të marshimit sensibilizues me një itinerar prej 5 km, por edhe për arsye sigurie, shumë rrugë do të bllokohen prej orës 9:30-11:00, si më poshtë: sheshi “Liria”, bulevardi “Dyrrah”, rruga “Hafiz Podgorica”, rruga e “Dëshmorëve”, rruga “A. Goga”, bulevardi “Epidamn”, rruga “Anastas Durrsaku”, rruga “Epikateve”, rruga “Taulantia”, hyrja nr 1 e portit (hyrja kryesore) dhe dalja nr 2 në port.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qyteti i Durrësit ishte më i prekuri nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?