Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 22:46 Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën Java e nëntë e Serie A solli rezultate të rëndësishme, me Genoan që triumfoi 2-0 ndaj Juventusit në “Luigi Ferraris”, ndërsa Napoli siguroi një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pandemia i jep shanc Ballkanit Perëndimor për integrim në BE

Magazinë E hënë, 30 Mars 2020 12:37
Pandemia i jep shanc Ballkanit Perëndimor për integrim në BE
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Florion Metohu –

Këtë javë që lam pas, përveç buletinit të luftës që vjen nga fronti i pandemisë së COVID-19, pati një lajm shumë të mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më në fund BE vendosi të hapi negociatat. Shumë kush mund të thotë që kjo pritej por, jo shumë larg, vetëm pak muaj më parë këtyre dy vendeve jo vetëm që ju refuzua hapja e negociatave por dhe prespektiva që të bëhej në një të ardhme dukej shumë e largët. Vendet e BE-së ishin të hutuar nga Brexit dhe çështjet politike të brëndshme me avancimin e forcave të ekstremit të djathtë dhe nuk kishin dëshirë ti frynin zjarrit me politika zgjerimi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutim...

Para 21 orësh
Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59

Por pandemia e koronavirusit duket se ka ndryshuar llogaritë e lidërve të BE-së. Nga analizat paraprake duket se në përfundim të saj dy do të jenë pasojat kryesore në planin ndërkombëtar:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E para është në planin ekonomik. Përveç humbjeve të mëdha ekonomike, ajo që vuri në dukje pandemija eshtë se sa i përqënduar dhe sa i varur nga Kina është zinxhiri prodhues i kompanive botërore. Në një intervistë të kryekonomistes së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Beata Javorcik, fazat e hershme të pandemisë në Kinë ndaluan shpërndarjen e pjesëve kryesore për prodhuesit në ekonomitë perëndimore. Ndërprerjet mund të shtyjnë kompanitë në ato kombe të mbrohen nga rreziqet e ardhshme duke siguruar kapacitete prodhuese rezervë afër “shtëpisë” së tyre. Javorcik vazhdoi duke thënë se “përveç vendeve lindore, që bëjnë tashmë pjesë në BE, kompanitë e mëdha Europiane mund të shikojnë me interes vendet që nuk janë konsideruar tradicionalisht si një bazë furnizuese “Pse jo Ukraina, pse jo Bjellorusia dhe pse jo Ballkani Perëndimor me krahur e tyre të lirë të punës?”

Këto fjalë shpjegojnë dhe arsyen e parë në ndryshimin e qëndrimit të BE-s ndaj Ballkanit Perëndimor. Që ky rajon të shndërrohet me të vërtetë në një alternative prodhuese ai duhet të jenë i integruar plotësisht në tregun e përbashkët europian.

E dyta është në planin gjeopolitik. Duket se kjo pandemi, gjatë dhe pas përfundimit të saj do rimodeloj thellësisht raportet e forces në arenën ndërkombëtare si dhe marrëdheniet miqësore/armiqësore ndërmjet shteteve. Pikërisht për këtë arsye shumë vende të Europës, sipas European External Action Service, janë shndërruar në objektiva të propagandës dizinformuese që nga njëra anë vë në pahë “paaftësinë” e BE-s për ti ardhur në ndihmë anëtarëve të saj dhe nga ana tjetër ofrohen si alternativë e besueshme kundrejt familjes së madhe europiane dhe vlerave liberal demokratike që ajo përfaqëson.

Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte dhe një sinjal i domosdoshëm, nga ana e BE-së për të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke i thënë se nuk është e nevojshme të shohë diku gjetkë për “miq të rinj” në këto kohëra të vështira, pasi e ardhmja e tyre është vetëm Europa.

Sigurisht shumë njerëz, me të drejtë, do e drejtonin gishtin te kushtet që i janë vënë Shqipërisë apo dhe vendeve të tjera para saj. Por ato nuk kanë qënë asnjëher faktor kryesor në politikat e zgjerimit të BE-së. qëllimi primar i tyre ka qënë gjithmon të mbajë nën kontroll impulset autoritare të lidërve të Europës Lindore dhe të Ballkanit Perëndimor. Impulse të trashëguara nga e kaluara jo fort e lavdishme në bllokun sovjetik dhe që me sa duket janë të vështira për tu harruar.

Ajo që nuk thuhet me zë të lartë është se kushtet nuk kanë qënë asnjëher qëllim në vetvete në krijimin dhe zgjerimin e BE-së. Arsyet gjeoekonomike dhe gjeopolitike kanë qënë gjithmon themeli i ekzistencës së Bashkimit Europian.

Nuk janë kushtet ato që çuan në firmosjen e Traktatit të Përbashkët Europian të Karbomit dhe Çelikut në 1952, që është dhe filiza e parë e krijimit ë BE-së, por siguria dhe paqja duke bërë bashkë shtetet që luftonin prej shekujsh kundër njëri tjetrit.

Nuk janë kushtet ato që çuan në firmosjen e Traktatit të Romës në 1957, duke krijuar Komunitetin Ekonomik Europian, por nevoja për të krijuar një treg të përbashkët ku njerëzit dhe kapitali të lëviznin të lirë brënda hapësirës së përbashkët.

Nuk janë kushtet ato që vendosën fatin e anëtarësimit të Greqisë në 1981, vetëm 7 vite nga rrëzimi i diktaturës së kolonelëve. Situatë ekonomike dhe politike e Greqisë në atë kohë nuk ishte më e mirë seç është tani ajo e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ishte një vendim politik i Europës që ajo të anëtarësohej posi nuk mund të lihej jashtë saj vendi, i cili me mendimi klasik të filozofëve të saj përbëjnë themelin e të gjithë kulturës dhe vlerave liberal demokratike të cilat Perëndimi dhe BE përfaqëson.

Sigurisht nuk ishin kushtet arsyeja kryesore e anëtarësimit të 10 vendeve njëherësh në 2004 dhe të Bullgarisë dhe Rumanisë në 2007. Shumica e këtyre shteteve të Europës Lindore vazhdojnë akoma të ketë probleme të mëdha me krimin e organizuar, korrupsionin dhe funksionimin e shtetit ligjor (shih Rumaninë dhe Bullgarinë).

Vendimi për anëtarësimin e tyre, përveç aspektit ekonomik, duke e zgjeruar tregun e përbashkët me më shumë se 100 milionë konsumatorë, ka në bazë aspektin gjeopolitik të këtij veprimi. Bashkë me NATO-n anëtarësimi i tyre në BE u ofronte këtyre shteteve një port të sigurt ku të hidhnin spirancën e tyre duke përballuar kështu detin e trazuar të raporteve ndërkombëtare. Për një shëmbull konkret të një të ardhme alternative për këto vende shkoni e pyesni Ukrainën për peripecitë e saj që prej 2014.

Po mos të ketë një vullnet të vërtet për zgjerim do ketë gjithmon kushte pas kushtesh për tu plotësuar. Por duket se pandemia e COVID-19 i ka ndryshuar llogaritë gjeopolitike te BE-së. Në mesazhin e tij të urimit në Twitter për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, komisioneri europian për zgjerimin Oliver Varhelyi shtoi se “ky vendim dërgon dhe një mesazh të pastër dhe të qartë për gjthë Ballkanin Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”.

Jo të gjitha të këqijat vijnë vetëm për të bër keq dhe përtej tragjedisë njërëzore që po kalojnë të gjitha shtetet, rajonit të Ballkanit Perëndimor po I jepet shanci më i mirë për tu bashkuar me familjen e madhe europiane. Sigurisht janë detyrat e shtëpisë për tu bërë por vullneti për të na pranuar në klubin e tyre është i qartë. A do të jenë elitat drejtuese të rajonit në lartësinë e këtij momentit….?

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 5 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 6 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Balluku dhe Hyseni
Para 6 orësh

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Ba...

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur
Para 6 orësh

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Më të lexuarat

1 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 9 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

2 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS
Para 8 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 7 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë
Para 9 orësh

Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.