FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pashkët, nis sot Kreshma e madhe që zgjat deri më 8 prill

Besimtarët Ortodoksë kanë nisur sot Kreshmën e Madhe, datë 19 shkurt 2018 , e cila do të zgjasë deri në kremtimin e Pashkës, datë 8 prill 2018.

Kreshma e Pashkës së Madhe është periudhë përgatitore për kremtimin e Pashkës.

Çfarë hamë dhe nuk hamë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk lejohen përdorimi i mishit dhe i produkteve të tij, as i peshkut, bulmetit, vezës, por hahen perimet, zarzavatet, frutat, frutat e detit, gatime e produkte brumërash, vera dhe vaji

Swiss Digital Mobile Reklama

E Hëna, e Marta, e Mërkura e javës së parë të fillimit të kësaj kreshme, quhen të bardha sepse nuk hahet dhe nuk pihet. Ky privim i fortë bëhet edhe të Premten e Madhe (të premten e Javës së Madhe para Pashkës). Për këtë lloj privimi në këto ditë nevojitet biseda paraprake me priftin

Të Shtunave dhe të Dielave gjatë Kreshmës së Madhe, me përjashtim të së Shtunës së Madhe (që është kreshmë e fortë) mund të përdorim vaj dhe verë.

Lejohet te hahet peshk vetëm në festën e Ungjillëzimit, në dt. 25 Mars dhe të Dielën e Palmave (Dafinave) që këtë vit bie në datë 1 Prill.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?