Përdhunimi dhe unë, ish nxënësi i shkollës “Rilindja”

Nga Alfred Peza –

Më është dashur pak kohë që të kuptoja këto ditë, se shkolla ku ka ndodhur një nga krimet më të shëmtuara të këtyre viteve të fundit në Shqipër, ka qenë pikërisht ish shkolla ime fillore.
E para, sepse atëkohë emri i saj ishte Shkolla 8-vjeçare “24 Maj”.
E dyta, sepse rikonstruksioni i viteve të fundit, e ka transformuar tërësisht pamjen e godinës, duke mos i lënë më asnjë gjurmë nga e shkuara.
Kjo më bëri të ndjehesha pak më keq sesa shumëkush, që është shokuar nga kjo histori.
E ndërsa u bënë publike detajet e përdhunimit sistematik të një nxënësje të kësaj shkolle, nga 8 bashkëmoshatarë që e shantazhonin me videon intime, mu rikthyen në kujtesë ato kohë pafajësie e dlirësie kur ishim nxënës në moshën e tyre.
Atëherë kur lodrat ishin krejt të tjera nga celularët, fb dhe instagrami i sotëm e kur shoqja e klasës dhe e shkollës, konsiderohej motër.
Kohët vërtetë kanë ndryshuar shumë, por më shumë njerëzit, të cilët janë bërë më hipokritë, më cinikë, e mbi të gjitha gjithmonë edhe më të pavërtetë.
Kur sheh seancën e Parlamentit, ku për ca vota më tepër politika është gati ta ripërdhunojë edhe njëherë nga e para viktimën, atëherë kupton se edhe shprehja e Kavajës së fëmijërisë sime, “nga gomarin tënd” e ka humbur kuptimin njëherë e përgjithmonë.
Tani gjithkush nget vetëm gomarin e tjetrit, ndaj edhe punët e këtij vendi për gjithkënd, kanë shkuar ashtu siç gjithkush i di.

Një paralelizëm vrasës

SHKARKO APP