FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëfimi ndryshe i Ambasadorit Lu/ Kam një prejardhje shumë të ndërlikuar…

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, gjatë një bashkëbisedimi me studentë të disa universiteteve, ka zbuluar se ka një prejardhje të ndërlikuar fetare.

Në këtë takim, i cili është publikuar në faqen e Ambasadës, Lu përgëzoi studentët për punën e tyre për të çuar përpara traditën shqiptare të dialogut ndërfetar.

 “Unë kam një prejardhje shumë të ndërlikuar fetare. Im atë, i cili u rrit në Kinë, ishte budist. Nëna dhe vëllai im i madh janë katolikë.  Motra dhe unë jemi protestantë. Vjehrra ime është hebreje. Kunati im gjerman është një ateist. Dhe unë e kam jetuar pjesën më të madhe të jetës në vende myslimane dhe hinduiste. Pyetja e madhe për familjen time është se me çfarë besimi do t’i rrisim fëmijët tanë.  Përgjigjja është se do t’i lejojmë që ta vendosin vetë se çfarë feje do të ndjekin”, u shpreh ambasadori Lu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, këto dallime fetare kanë rezultuar në luftë dhe vuajtje, por në Shqipëri, kjo larmi besimesh ka rezultuar në kontribute  të jashtëzakonshme të bashkësive fetare të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?