FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salianji kap ”Peshkun e Madh” live në TV (FOTO)

Teksa i është bashkuar panelit të “Top Show Magazine”, Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka surprizuar, pasi në mënyrë simbolike ka ardhur edhe me një peshk.

Ai ju bashkua panelit, ku ishin pjesë edhe aktorë të “Portokallisë” së bashku me regjisorin Altin Basha. “Jo vetëm një peshk, por edhe i kapur në flagrancë, me disa të tjerë brenda. Peshku i madh, duke ngrënë peshqit e vegjël. I babëzitur. Brenda Parlamentit ka peshkaqenë, jashtë janë peshqit e mëdhenj”, thotë deputeti.

Më tej, ai tregon edhe si kapet “peshku i madh”. “Jam i përgatitur, e dini me çfarë karremi kapet peshku i madh… Në varësi të llojit të peshkut, 100 euro apo prerje të tjerë”, thotë Salianji ndërsa nxjerr nga xhepi 100 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se kush është “peshku i madh”, ai thotë se janë ministrat, deputetët, ish-ministra, kryeministra e të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?