Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 15:06 Yamal kalon Harry Kane, bëhet asistuesi më i mirë në Europë Lamine Yamal po zhvillon një tjetër sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Barcelonës. Talenti spanjoll vazhdon të jetë vendimtar në lojën e katalanasve, ndërsa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shkencëtarët zbulojnë arsyen: Ja pse shumica e njerëzve kanë dhimbje koke pasi konsumojnë verë të kuqe

Kuriozitete E hënë, 20 Nëntor 2023 14:33
Shkencëtarët zbulojnë arsyen: Ja pse shumica e njerëzve kanë dhimbje koke pasi konsumojnë verë të kuqe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Netët janë të gjata dhe moti është i ftohtë, që do të thotë se zyrtarisht jemi në sezonin e verës së kuqe.

Por për shumë persona konsumi i verës mund të shkaktojë dhe dhimbje koke. Shumë njerëz dhe shkencëtarë, e kanë ditur që pas verës, ndoshta dhe pas 30 minutash, fillon një dhimbje koke, por së fundmi kanë zbuluar arsyen pse.

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë, Davis, kanë zbuluar se një flavanol, ose lëndë ushqyese, e gjetur në verën e kuqe ndalon trupin të përpunojë siç duhet alkoolin.

Ironikisht flavanoli në fjalë, quercetin, konsiderohet një antioksidant i mirë, madje është i disponueshëm si një shtesë shëndetësore. Por kur përpunohet ose metabolizohet me alkool, ai kthehet në një të keqe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Kur hyn në qarkullimin tuaj të gjakut, trupi juaj e shndërron atë në një formë tjetër të quajtur glukuronid kuercetin”, tha kimisti i verës dhe autori korrespondues Andrew Waterhouse, profesor emeritus në Departamentin e Vreshtarisë dhe Enologjisë në UC Davis.

“Në atë formë, ai bllokon metabolizmin e alkoolit, kjo rezulton në grumbullimin e toksinës acetaldehide, dhe kjo çon në dhimbje koke”, thotë autori kryesor Dr Apramita Devi.

“Acetaldehidi është një substancë e njohur toksike, irrituese dhe inflamatore. Studiuesit e dinë se nivelet e larta të acetaldehidit mund të shkaktojnë skuqje të fytyrës, dhimbje koke dhe vjellje”, tha Dr Devi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Disa njerëz janë gjenetikisht më të aftë në metabolizmin e acetaldehidit, gjë që ndihmon për të shpjeguar pse jo të gjithë preken në të njëjtën mënyrë. Për shembull, në rreth 40% të popullsisë së Azisë Lindore, enzima që zbërthen acetaldehidin nuk funksionon siç duhet. “Ne sugjerojmë që kur njerëzit e ndjeshëm konsumojnë verë me sasi edhe modeste të kuercetinës, ata zhvillojnë dhimbje koke, veçanërisht nëse kanë një migrenë ekzistuese ose një gjendje tjetër primare e dhimbjes së kokës”, tha bashkautori Morris Levin, profesor i neurologjisë dhe drejtor i Qendrës së Dhimbjes së Kokës në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.

Mund t'ju interesojë

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyllja e qendrës së Aleancës në Toulouse

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyl...

8 Nëntor 2026, 15:01
Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

7 Nëntor 2026, 20:31
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

Verërat e ndryshme të kuqe kanë nivele të ndryshme të kuercetinës flavanol, në varësi të mënyrës se si prodhohet vera. “Kuercetina prodhohet nga rrushi në përgjigje të dritës së diellit,” tha profesori Waterhouse. “Nëse rritni rrush me grupe të ekspozuara, siç bëjnë në Luginën Napa për kabernetet e tyre, ju merrni nivele shumë më të larta të kuercetinës. Në disa raste, mund të jetë katër deri në pesë herë më i lartë”.

Verërat e vjetra gjithashtu duket se kanë nivele më të larta të kuercetinës, ndërsa verërat pinot noir dhe cabernet sauvignon, kanë më së shumti flavanol në përgjithësi.

Ekipi tani do të fillojë të hetojë dhimbjet e kokës së shkaktuar nga vera e kuqe duke përdorur verëra që përmbajnë nivele të ndryshme të kuercetinës, për të vërtetuar teorinë e tyre dhe për të kuptuar më mirë pse disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj tyre se të tjerët.

Ata do të vëzhgojnë nëse enzimat e njerëzve që vuajnë nga dhimbje koke të verës së kuqe frenohen më lehtë nga kuercetina, apo kjo popullatë ndikohet më lehtë nga grumbullimi i toksinës acetaldehide.

“Ne mendojmë se më në fund jemi në rrugën e duhur drejt shpjegimit të këtij misteri mijëvjeçar”, tha profesor Levin.

Studimi është publikuar në revistën Scientific Reports.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Yamal kalon Harry Kane, bëhet asistuesi më i mirë në Europë
Para 8 minutash

Yamal kalon Harry Kane, bëhet asistuesi më i mirë në Europë

Hyn në fuqi vendimi për resortet mikse: maksimumi 40% e sipërfaqes për banesa, 60% për turizëm
Para 12 minutash

Hyn në fuqi vendimi për resortet mikse: maksimumi 40% e sipërfaqes për banesa, 60% për turizëm

Rabiot shpërthen pas debatit për kartonin e kuq ndaj Genoas: Futbolli italian po vuan pasojat!
Para 23 minutash

Rabiot shpërthen pas debatit për kartonin e kuq ndaj Genoas: Futbolli italian po vuan pasojat!

Kriza në Paraguai: Alliana emëron Jorge Schreiner në krye të bankës qendrore pas kolapsit të Ueno
Para 41 minutash

Kriza në Paraguai: Alliana emëron Jorge Schreiner në krye të bankës qendrore pas kolapsit të Ueno

Më të lexuarat

1 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

2 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 19 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
8 Nëntor 2026, 13:10

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.