FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të jesh fqinj me aeroportin dhe të mos ndjesh zhurmën e aeroplanëve…

Ai është fqinji më i afërt me aeroportin perëndimor të Londrës dhe nuk shqetësohet aspak për zhurmat e tyre.

Harri Patel është 63 vjec dhe jeton së bashku me gruan dhe 2 fëmijët e tij. Në vitin 1995, ata vendosën që të merrnin një shtëpi më të madhe dhe gjetën atë pranë aeroportit.

“E dua këtë shtëpi. Nuk ka asgjë të vështirë jetesa këtu. Doja një pronë më të madhe pasi djali dhe vajza ime donin dhoma të ndara. Nga dritarja e kuzhinës, mund të shohësh aeroplane duke u ngjitur në ajër. Zhurma nuk na shqetëson aspak, jemi mësuar me të. Ne nuk dëgjojmë asgjë kur dritaret dhe dyert janë të mbyllura. I shoh aeroplanët teksa ngrihen dhe është qetësi absolute. Ndonjëherë kur avionët e mëdhenj zbresim, ndjejmë disa dridhje”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, Harri është siguruar që shtëpia të izolohet me dritare moderne për të ndaluar zhurmën e madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?