FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tragjedi tjetër në dinastinë Kenedi: Zhduket mbesa e Robert me djalin 8-vjeçar

Autoritetet amerikane po kërkojnë për Maeve Kennedy McKean, 41 vjeçe – mbesën e kandidatit të vrarë presidencial Robert F Kennedy – dhe djalin e saj të vogël. Zonja McKean dhe djali i saj, Gideon tetë vjeç, u panë për herë të fundit të enjten në mbrëmje në një kanoe larg Chesapeake Bay.

“Ata thjesht u larguan aq sa nuk mund të ktheheshin”, tha burri i zonjës McKean, David McKean, për gazetën Washington Post.

Rojet Bregdetare thuhet se kanë kërkuar 2,275 milje katrorë në kërkimin e saj. Agjensisë i janë bashkuar Politika e Burimeve Natyrore në Maryland dhe Departamenti i Zjarrit të Qarkut Anne Arundel në kërkim të të dyve. Ekipe me anije dhe në helikopterë janë angazhuar të gjithë në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?