FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajtim shtëpiak për thonjtë

Nëse dëshironi që të keni thonj të fortë dhe që rriten më shpejt mund ta provoni mënyrën natyrore me hudhra.

E gjitha ajo që duhet të bëni është të shtypni një thelpi hudhre dhe me të të fërkoni thonjtë tuaj, pasi ata janë pa manikyr ose ndonjë trajtues tjetër. Mbani hudhrën në thonj rreth gjysmë ore e më pas lani duart.

Që ta largoni aromën e hudhrës në mënyrë që sa më lehtë, aplikoni pak limon dhe me të fërkoni duart. Limoni gjithashtu i forcon thonjtë. Por ju mund të realizoni edhe një rigjenerues për forcim dhe rritje më të shpejtë të thonjve, në kushtet e shtëpisë, gjithashtu nga hudhra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Receta:

Swiss Digital Mobile Reklama

Prisni imët një thelpi hudhre dhe bashkojeni me një llak pa ngjyrë, enkas për thonj. Lëreni që të qëndrojë 48 orë. Çdo dy ditë i lyeni thonjtë me të, mos i hiqni shtresat për 4 ose 5 herë. Pas herës së pestë e pastroni shtresën dhe filloni përsëri me lyerje. Pas 2 ose 3 javëve do të jeni të kënaqura me rezultatin. Receta ka paksa një aromë më intensive të hudhrës, por ajo zhduket shpejt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?