FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U godit nga një pemë në park, kërkon 200 milionë dollarë shpërblim

Një nënë e tre fëmijëve që pësoi dëmtim kur u godit nga nga një pemë 1360 kg në Parkun Qendror të New York është duke paraqitur një padi prej 200 milion dollarë kundër qytetit.

Anne Monoky pësoi lëndime të rënda dhe theu qafën ndërsa po ecte me djemtë e saj në park në muajin gusht.

Monoky kishte arritur që të shtynte dy djemtë e saj Will, 4 vjeç, dhe Grant, 2 vjeç që ishte në karrocë ndërsa djalin e saj të porsalindur e mbajti nën gjoks kur pema ra mbi to.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokatët e saj po paraqesin padinë prej 200 milion dollarë kundër qytetit dhe kompanive përgjegjëse për mbajtjen e pemëve të hënën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Monoky tha për ABC News se pësoi 4 thyerje në qafë dhe 2 prej tyre janë shëruar.

Djali i saj dyvjeçar pësoi një dëmtim në kokë gjatë përplasjes, por dy djemtë e saj të tjerë në mënyrë të mrekullueshme nuk pësuan ndonjë dëmtim të madh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?