FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Udhëtari në kohë” zbulon si do të jetë Toka në 2118-ën…!

Pretendon se ka qenë një agjent i fshehtë i CIA-s, por mbi të gjitha thotë se vjen nga e ardhmja duke “udhëtuar në kohë”.

Është fjala për Alexander Smith, një person që i ka lënë pa fjalë së fundmi dëgjuesit e një radioje. Ai pretendon se në vitin 1981 ka qenë një agjent i fshehtë i CIA-s, ndërsa më pas ka udhëtuar në kohë në vitin 2118 para se të përfundonte në ditët e sotme.

Më parë, ai kishte zbuluar edhe një foto që pretendonte se ishte shkrepur në qytetin e së ardhshmes që kishte vizituar e ndërsa thotë se Toka do të pësojë një ndryshim drastik në vitet e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në tokë nuk kishte makina, por trotuare të gjerë të mbushur me njerëz. Ngrita kokën dhe pash makinat që fluturonin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, ai përshkroi natyrën “euforike” të muzikës futuristike. “Pash një person në rrugë me disa gjëra të çuditshme në veshët e tij, duke sikur kishte vendosur tela tejet të hollë. Më tha se ishte dëgjuar muzikë. I vendosa dhe unë në veshë dhe atë që kam dëgjuar nuk do të harrojë asnjëherë, ishte e jashtëzakonshme. Nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë. Muzika ishte aq e bukur. Ajo shkonte drejtpërdrejtë në nervat e mia dhe lironte dopaminë në trurin tim”.

Alexander flet edhe për marrëdhënien e njerëzve me robotët, ndërsa pati edhe një paralajmërim për njerëzimin për rreziqet që i kanosen nga ngrohja globale, duke kërkuar të gjenden burime alternative për energjinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?