FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Ky është gabimi në serialin ‘Ezel’ që u zbulua disa vite më vonë, ja çfarë ju ka shpëtuar nga xhirimet e tij

Megjithëse ka përfunduar më shumë se 6 vite më parë, seriali “Ezel” vazhdon të ndiqet dhe debatohet ende në Turqi dhe më gjerë.

Kjo ka bërë që një gabim i pabesueshëm të vihet re vetëm tani nga shikues të kujdesshëm.

Gabimi i dalluar së fundmi ka ndodhur në seritë e fundit të serialit, një ndër prodhimet më të suksesshme të kinematografisë turke. Në skenën kur “Daja Ramiz” po jepte shpirt pasi ishte qëlluar, në pemën pas tij dhe “Ezelit” shihet teksa urinon një burrë. Skena zgjat vetëm pak sekonda dhe duhet një sy i kujdesshëm për ta dalluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo skenë që ka përlotur shikuesit shihet dhe shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale ende, ku edhe është më e vështirë që gabimet të kalojnë pa u vënë re.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

“E dua atë rehati”

Shumë komentues në rrjetet sociale kërkonin “rehatinë” e burrit që urinon teksa Daja Ramiz jepte shpirt.

Personazhi i Dajës Ramiz, i cili u luajt nga Tuncel Kurtuz, ishte më emblematiku i serialit që u shikua shumë edhe në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?