Home Aktualitet Majko i përgj...

Majko i përgjigjet Bylykbashit: Nuk po çojmë në Presidencë shefin e shtabit të FA

81
0

Deputeti socialist Pandeli Majko i është përgjigjur Oerd Bylykbashit në lidhje me pretendimet e këtij të fundit për kandidaturën e Bajram Begajt si presidentin e ri të vendit.

Majko tha se Begaj i ka kaluar të gjitha filtrat dhe Shqipëria duke qenë pjesë e NATO-s, ka një investigim të mirëkuptuar nga partnerët.

Majko: E kuptoj që ka pak tension. Ju falenderoj si përfaqësues i opozitës. Po flasim për një kandidaturë, për një njeri që deri para pak orëve ka mbajtur postin e shefit të shtabit te pergjithshem te FA. Duhet të kalosh disa filtra për të qenë I tillë. Shqipëria është pjesë e Natos dhe ai që vendoset shef ka një investigim edhe nga partnerët. Mendoj që janë shumë të njohura ato që për dikë tjeter janë të panjohura. Kemi të bëjmë më një figurë që ka kaluar të gjitha filtrat. Ju siguroj që Presidenti aktual nuk është dashamirë i mazhorancës. Marrë parasysh të gjitha këto kemi të bëjmë me një kandidat që duhet të largojë dyshimet për të kaluarën e tij. Ne nuk po çojmë shefin e shtabit në zyrën e Presidentit. Ne po çojmë individin që ka qenë shefi i shtabit pas dekretit të nxjerrë nga Presidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit