Home POLITIKE Mal Berisha r...

Mal Berisha rrëfen për herë të parë sesi Basha gënjeu Palmer për djegien e mandateve

1042
0

Ish-ambasadori Mal Berisha, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD pas 30 prillit, ka rrëfyer për atë që i tha zv.ndihmës sekretari i Shtetit amerikan Methju Palmer në 30 prill të 2019-ës.

Ai tregoi se ka qenë të DASH në fund të prillit të 2019 dhe zyrtari amerikan i ka treguar për bisedën që ka bërë me Bashën në lidhje me djegien e mandateve.

Po ashtu ish-ambasadori mohon të ketë qenë Sali Berisha pas veprimeve dhe vendimeve të Bashës në Partinë Demokratike.

“Jam dëshmitar i një akti personal po jo pa dijeninë e Bashës. Kam hyrë në Departamentin e Shtetit më 30 prill 2019 dhe kam pasur përballë Philip Reeker, Mattheë Palmer, Bob Pfeiffer dhe Gathe West.

U kam paraqitur një poër point në një letër dhe u kam thënë në anglisht që po qaj për vendin tim Shqipërinë i vetmi vend pa Gjykatë Kushtetuese, kur shkova te pika e pestë me thanë stop; ne i dimë të gjitha dhe u thashë që nuk ka shanse që këto të ndodhin në një vend proamerikan dhe ju ta lejoni.

Dhe më thanë pyet Palmer se çfarë bisede ka bërë me Bashën një ditë para se të largohet nga parlamenti se ne u thamë që po dolët nga institucionet, ne nuk ju mbështesim dhe Basha i ka thënë që rri pa merak, nuk do të ndodhë.

Të nesërmen ka dalë nga parlamenti. Është në 30 prill 2019 në DASH në orën 5 e 6 pasdite dhe jam tronditur por nuk jam treguar luftarak për të dalë dhe për ta thënë publikisht”,-tha për “A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit