Home Aktualitet Mal Berisha r...

Mal Berisha rrëfen Shqipërinë e bukur dhe krenare edhe në një libër

66
0

Pas një eksperience në shërbimin diplomatik, Mal Berisha vjen me këtë vëllim të ri, i bazuar në kujtimet nga puna e tij si përfaqësues i shtetit shqiptar në disa nga vendet më të rëndësishme si Stambolli, Nju Jorku apo Londra.

Mal Berisha rrëfen edhe arsyet pse gjatë shërbimit të tij si diplomat zgjodhi të ishte përfaqësues i “pushtetit të butë” duke prezantuar në vendet ku shërbeu një Shqipëri të bukur dhe me një histori që ia vlen të hulumtohet.

Promovimi mblodhi në sallën e Universitetit “Fan Noli” studentë e pedagogë si dhe emra të njohur të artit dhe letërsisë korçare. Si pjesë promovimit u shfaq edhe një material i shkurtër filmik që ndalej në disa nga momentet më të rëndësishme të jetës dhe karrierës së Mal Berishës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit