Home Aktualitet Ish-ministri ...

Ish-ministri Arben Malaj: Ka institucione publike që marrin rroga pa paguar sigurimet shoqërore

10
0

Skemat e sigurimeve shoqërore kudo në botë janë defiçitare, por thellimi i saj tregon se disa reforma të nisura nuk kanë funksionuar, kështu tha ish-ministri i Financave, Arben Malaj. Për të fondi për pensionet është ndikuar negativisht nga pakësimi i punëtorëve aktivë që ka ardhur prej emigrimit dhe papunësisë.

“Ka institucione publike që financohen nga buxheti i shtetit ose nga paratë e tyre, që arrijnë dhe marrin rrogat pa paguar sigurimet shoqërore”, tha Malaj, gjë që ka futur në krizë për të marrë pensionin disa qindra mijëra shqiptarë.

Eksperti i ekonomisë pohoi se “kjo gropë e zezë e shpenzimeve abuzive nga ministri, institucione, ndërmarrje ujësjellësesh, kompani nafte ose kompani të tjera publike, mbyllet vetëm me një urdhër për thesarin. Mospagimi i detyrimeve për pensionet e kalon barrën tek buxheti”.

Së dyti sipas Malajt duhet të rritet mundësia për punësim që gropa e sigurimeve shoqërore të mbyllet përmes rritjes së kontribuesve. Një tjetër çështje e rëndësishme ku qeveria duhet të marrë masa është përmirësimi i kontratave të pensioneve me vendet ku shqiptarët kanë kontribuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit