Home Aktualitet Arben Malaj: ...

Arben Malaj: Viti 2022 do jetë i vështirë, Rama të ndalë PPP-të oligarkike dhe satelitët

162
0

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, thotë se viti 2022 parashikohet si një vit i vështirë që do të afektojë edhe Shqipërinë, ndaj për të qeveria duhet të ulë shpenzimet dhe projektet oligarkike.

”Nga njëra anë shohim që Rama thotë se do të ketë një krizë, ndërsa ministrat dalin me optimizëm dhe thonë se do të jepet para për këtë apo atë. Viti 2022 parashikohet si një vit i vështirë që do të afektojë edhe vendin tonë. Unë mendoj se është përgjegjësi morale dhe ligjore e mazhorancën që të komunikojë me taksapaguesit se do të jetë një vit i vështirë.

Është e vërtetë që janë rritur investimet, por janë rritur për shkak të borxhit, sepse investimet mesatare pa impaktin e tërmetit janë po aq sa kanë qenë historikisht. Ajo ideja që jemi në një vit të lumtur kur ka paralajmërime që viti tjetër do të jetë i vështirë, dhe ku mund të ndodhë që të mos ketë punësime dhe investime.

Qeveria duhet të bëjë maksimunin për të menaxhuar impaktin e krizave. Të mundohet që të menaxhojë çdo qindarkë jo të vazhdohet me projektet e mëdha që dashka Shqipëria që të çojë satelitë në orbitë dhe të vazhdojë me projekte oligarkike”,-tha në ”Ora News”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit