Home Bota Shpërthimi i ...

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi – Raportohet për 11 të vrarë

33
0

Njëmbëdhjetë alpinistë janë gjetur të vdekur pranë kraterit të vullkanit ‘Marapi’ të Indonezisë pasi shpërtheu gjatë fundjavës.

Dymbëdhjetë të tjerë janë të zhdukur dhe kërkimi u pezullua të hënën pas një tjetër shpërthimi më të vogël.

Kishte 75 alpinistë në zonë gjatë shpërthimit kryesor të së dielës, por shumica u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Marapi shpërthue një re hiri 3 km (9800 këmbë) në ajër, duke errësuar qiellin dhe duke mbuluar me hi fshatrat përreth.

Është ndër më aktivët nga 127 vullkanet e Indonezisë dhe është gjithashtu i popullarizuar në mesin e alpinistëve. Disa shtigje u rihapën vetëm qershorin e kaluar për shkak të shpërthimeve të hirit nga janari në shkurt. Shpërthimi më vdekjeprurës i Marapit ndodhi në vitin 1979, kur vdiqën 60 njerëz.

Tre persona u shpëtuan pranë kraterit të hënën përpara se kërkimi të pezullohej. Ata ishin “të dobët dhe kishin disa djegie”, tha Abdul Malik, kreu i Agjencisë së Kërkimit dhe Shpëtimit Padang.

Dyzet e nëntë alpinistë u evakuuan nga zona më herët gjatë ditës, shumë prej të cilëve gjithashtu pësuan djegie.

Autoritetet nuk i identifikuan menjëherë alpinistët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit