Home Aktualitet Maliqi denonc...

Maliqi denoncon në polici rezultatin në Kuçovë: Kutitë u ndërruan nga bandat

759
0

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi i cili nuk arriti që të fitonte, pretendon se komisionerët e Partisë Socialiste në bashkëpunim me eksponentë të krimit kanë tjetërsuar vullnetin e qytetarëve.

“Votat e mia shprehën vullnetin e lirë të qytetarëve të Kuçovës, pa dallim politik. Mandati im u vodh dhe u manipulua nga bandat e Çuçit dhe oligarkut Salillari. Mbrëmjen e numërimit komisionerët lanë KZAZ-në për 90 minuta vetëm, ku kutitë e votimit u ndërruan brenda ambjenteve të KZAZ-së, që kishte lidhje me Qendrën Kulturore të bashkisë nëpërmjet një dere lidhëse nga pjesa e kutive.

Ne kemi verifikuar se vulat e kutive mungojnë dhe disa vula nuk korrespondojnë me vulën e KQZ-së. Po kështu,fletët e votimit në kuti nuk korrespondojnë me numrin e votuesve. Ne kemi grumbulluar të gjitha provat dhe do denoncojmë këtë krim elektoral në KQZ dhe SPAK, në mënyrë që kriminelët e votët së lirë të ndëshkohen dhe vullneti i popullit të vihet në vend”, ka thënë Lefter Maliqi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit