Home Aktualitet Mallakastër, ...

Mallakastër, kandidati i Berishës “i heq fitoren” Kapllanajt nga PD-ja zyrtare

1118
0

Edhe në bashkinë e Mallakastrës ka përfunduar numërimi i votave, ku është shpallur fitues kandidati i Partisë Socialiste Qerim Ismailaj.

Ai mori 5967 vota, 367 më shumë se kandidati i Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, Agron Kapllanaj, i cili mori 5600 vota.

I treti u rendit kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Resmi Shanaj, i cili mori 724 vota. Ky është një nga rastet ku çarja e PD-së me dy kandidatë në disa bashki ka sjellë edhe humbjen, pasi votat e Shanajt do t’i kishin mjaftuar Kapllanajt për të fituar garën dhe për t’u rikthyer në drejtim të Bashkisë së Mallakastrës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit