Home Aktualitet Manastirliu: ...

Manastirliu: Të përgatitur për të përballuar emergjencat e shëndetit publik

26
0

Gjatë vizitës në laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik, Ministrja e Shëndetësisë tha se po merren masat për përballimin e situatës së epidemisë në vend, ku aktualisht mbizotëron varianti Omicron në 95% të rasteve

Rriten me 30% kapacitetet testuese në laboratorin e referencës së Institutit të Shëndetit Publik, falë investimit në aparatura të reja të teknologjisë së fundit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu pa nga afër investimin e ri në ISHP, ku tha se këto pajisje janë pjesë e planit për përgjigjen ndaj pandemisë dhe emergjencave të shëndetit publik.

Kemi investuar për Institutin e Shëndetit Publik në raport me rritjen e kapaciteteve, të cilat vijnë të rritura me rreth 30% krahasuar me ato më parë, duke rinovuar dhe shtuar flotën e pajisjeve përsa i përket aparaturave dhe gjithashtu duke kontribuar në përballimin më të mirë të situatës. I vlejnë Institutit të Shëndetit Publik, jo vetëm për PCR dhe evidentimin e koronavirusit por gjithashtu edhe për një seri agjentësh. Kjo është e rëndësishme sepse hap një gamë të analizimit të viruseve të tjera. Që do të thotë që përgatitemi dhe forcojmë kapacitetet tona, jo vetëm për t’iu përgjigjur situatës aktuale për fuqizimin e kapaciteteve, por edhe për t’i paraprirë asaj që gjithë bota sot po synon, emergjencave që mund të ndodhin në të ardhmen. Pra, të përballemi dhe të kemi një përgjigjie ndaj emergjencave të shëndetit publik”, tha Manastirliu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit