Home Sporti Manchester Ci...

Manchester City e mohoi, por klauzola pro-Real Madrid ekziston për Erling Haaland

159
0

Klauzola pro transferimit të Real Madridi, vijon të jetë temë e mediave europiane për Erling Haaland. Manchester City mohoi ekzistencën e saj, por “The Athletic” këmbëngul se është e vërtetë, madje jep dhe shifrën për të cilën mund të realizohet: 200 milionë euro.

Një klauzolë që vlen për transferimin jashtë vendit për Haaland dhe jo për klube të tjera në Premier League. Lëvizja mund të realizohet në vitin 2024, ndërkhë që kujtojmë se dhe për Mbappe përflitet se Reali ka një marrëveshje verbale për një transferim në vitin 2024.

Haaland ka thyer çdo rekord në fushën e lojës, duke u bërë i riu që arrin më shpejt 25 gola në Champions League. Reali ndërkohë e sheh me admirim nga larg, duke pritur vitin 2024, ku dhe mund të ndodhë një nga lëvizjet më të bujshme të viteve të fundit. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit