Home Sporti Manchester Ci...

Manchester City fiton ndaj Brighton, Haaland lë shenjë me dopietë (VIDEO)

86
0

Manchester City rikthehet në rrugën e fitoreve në Premier League, duke marrë një sukses 3-1 në shtëpi ndaj Brighton. Ekipi i Guardiolës pretendoi për disa penallti në fillimin e ndeshjes, por goli do të vinte vetëm në minutën e 22-të, me Haaland që shfrytëzoi më së miri një asist nga portieri Ederson.

Në të 43-tën, arbitri akordon 11-metërsh pas një faulli në zonë ndaj Bernardo Silvës. Nga pika e bardhë, Haaland do të shënonte golin e dytë në ktë ndeshje dhe të 17-tin në kampionat në këtë sezon.

Në pjesën e dytë, ekipi i De Zerbit luan më mirë dhe rihap ndeshjen me Trossard, madje dhe rrezikoi që të barazonte. Gjithsesi në minutën e 73-të, De Bruyne do të realizonte një super gol nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndësh. City ngjitet në kuotën e 26 pikëv, 1 më pak se Arsenali. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit