Home Bota Maqedonia e V...

Maqedonia e Veriut thirrje Bullgarisë: S’kemi kohë për aventura

77
0

Vetoja bullgare po mban peng integrimin e Maqedonisë së Veriut, si dhe Shqipërinë, mund të hiqet shumë shpejt. Zv/kryeministri i parë në qeverinë në largim, Artan Grubi, thekson se Shkupi nuk ka kohë për të humbur.

“S’kemi kohë për aventura për qytetarët tanë në të ardhmen e afërt. Jemi optimistë për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë për arsye se tashmë i jemi përgjigjur pesë pyetjeve të tyre, ose pesë çështjeve të cilat ata i ngrinin në rezolutën e miratuar në Kuvendin bullgar dhe po shpresojmë që në bazë të këtyre dy qëndrimeve të Sofjes dhe të Shkupit, dhe të përgjigjeve tona ndaj çështjeve të tyre, të ulemi në një tryezë bisedimesh në mënyrë intensive, t’i harmonizojmë qëndrimet, t’i përafrojmë dhe të largohet bllokimi bullgar nga rrugëtimi ynë evropian”.

Një koment pati edhe për kundërshtarët e “Open Balkan”, duke saktësuar se këtë iniciativë do ta refuzonte Maqedonia e Veriut nëse ajo s’do të mbështetej nga Bashkimi Europian. “Secili prej këtyre gjashtë vendeve, mendimin të cilin e ka në kuadër të forumit në tavolinë, qoftë edhe mospajtimin më të madh, qoftë edhe refuzimin por të thuhet në tavolinë me të gjitha arsyet të cilat mund t’i kenë”, tha Grubi. Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit