Home KRYESORE Maratona sjel...

Maratona sjell në Tiranë atletë e sportistë nga 20 vende të botës. Veliaj: Më në fund jemi në hartën globale të maratonave profesioniste

131
0

Maratona e Tiranës ka ngjallur interesin e sportistëve anembanë botës. Atletë nga të paktën 40 shtete të huaja janë regjistruar deri tani në kanalet zyrtare të hapura online nga Bashkia e Tiranës për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e këtij eventi që edhe për shkak të hapjes pas pandemisë e ka kthyer kryeqytetin shqiptar në një destinacion, jo vetëm kulturor e turistik, por tanimë edhe sportiv.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë një prononcimi live në edicionin e lajmeve të “Top Channel” ka zbuluar mes të tjerash edhe faktin se, si asnjëherë më parë në edicionet e kaluara të maratonës, interesi në Tiranë rritet edhe si rezultat i certifikimit për një garë të plotë prej 42 kilometrash çka e fut Shqipërinë më në fund në kalendarin global të maratonave.

Kemi mbi 20 shtete. Mesa duket ata që merren me sport dhe me aktivitete i gjëmojnë evente të tilla dhe mezi kanë pritur maratonat e para që po hapen. U hap Berlini, u hap Vjena, u hap dhe Tirana! Kështu që, shumë prej atletëve mezi presin cilat janë qytetet e para që marrin kurajën. Por unë besoj që maratona e vërtetë është imazhi i qytetit, ndaj dhe do u lutem gjithë qytetarëve, – do ta bëjmë një ditë pa makina si ato ditët e pandemisë ku qyteti merr frymë, ku dalim me karrocë apo me biçikleta, – mos pengojmë itinerarin sepse certifikimi për çdo vit varet nga sa mirë shkon. Të tregojmë qytetari! Nuk ka gjë që s’pret për më tepër të dielën, kështu që, sidomos atletëve të huaj t’u ofrojmë respekt. Është mirë edhe për ekonominë e qytetit, pasi është rezervuar thuajse çdo hotel, pra sjell ekonomi, sjell shpenzime dhe e vendos qytetin në hartën e qyteteve që bëjnë gjëra të bukura,” tha Veliaj.

ÇMIMET PËR FITUESIT:

Kategoria Marathon, 42K:

Vendi i tretë: 2000 Euro

Vendi i dytë: 3000 Euro

Vendi i parë: 5000 Euro

Kategoria Half Marathon, 21K:

Vendi i tretë: 1000 Euro

Vendi i dytë: 1500 Euro

Vendi i parë: 2000 Euro

Kategoria Tirana 10K:

Vendi i tretë: 500 Euro

Vendi i dytë: 600 Euro

Vendi i parë: 800 Euro

Kategoria “We too”:

Vendi i tretë: 300 Euro

Vendi i dytë: 400 Euro

Vendi i parë: 500 Euro

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit