Home Aktualitet Marok, mbi 20...

Marok, mbi 2000 viktima dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja nga një tërmet i fuqishëm

12
0

Në Marok është rritur numri i të vdekurve nga tërmeti, në më shumë se 2000. Bëhet me dije se mbi 2000 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, nga të cilët 1400 në gjendje të rëndë.

Shumë marokenë kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë për një natë të dytë, duke fjetur në rrugë ose në makina. Epiqendra e tërmetit ka qenë në malet e Atlasit të Lartë, ku ka raportime për fshatra të tëra të rrafshuara në zona të thella.

Shumë persona kanë mbetur të bllokuar në rrënoja, ndërsa spitalet po përjetojmë fluks të papërballueshëm të shtruarish.

Në këtë operacion, mbreti Mohammed VI, ka urdhëruar të dalë në terren edhe ushtria. Shumë shtete mes tyre edhe Turqia, që vetë ka përjetuar të njëjtin fat, kanë ofruar mbështetje dhe kanë shprehur solidaritet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit