Home Bota Marok, mbi 30...

Marok, mbi 300 mijë njerëz të prekur nga tërmeti

47
0

Mbi 300 mijë njerëz janë prekur nga tërmeti që goditi Marokun. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, tha se “po monitoron nga afër situatën” dhe një ekip po dërgon ndihmesa për partnerët e saj në Marok.

“Autoritetet qeveritare po udhëheqin përpjekjet e reagimit, përfshirë kërkimin dhe shpëtimin dhe mbështetjen mjekësore duke përfshirë përpjekjet nga Gjysmëhëna e Kuqe Marokene (organizatë jo-qeveritare)”, thuhej në një deklaratë të tyre.

Shumë familje ende kanë mbetur të bllokuar nën grumbujt e mbeturinave dhe spitalet në qytet kanë pranuar një fluks njerëzish të lënduar, shtoi OCHA. Numri i viktimave nga tërmeti i së premtes vonë ka shkuar 2014 dhe plagosi 1404 të tjerë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit