Home Aktualitet Marrëveshja e...

Marrëveshja e Anglisë me Shqipërinë për dëbimin e emigrantëve pa letra dhe kriminelëve

7
0

Vizita blic i sekretares britanike për punët e brendshme, Priti Patel dhe nënshkrimi i marrëveshjes me ministrin e punëve të brendshme Bledi Çuçi, ka ngjallur reagime të shumta në komunitetin shqiptarë në Angli.

E reja e kësaj marrëveshje ka të bëjë vetëm me shpejtësinë e lëshimit të lejeve të kalimit, për ata shtetas shqiptarë që kapen ilegalisht në shtetin ishull dhe ata të cilëve i kanë mbetur pak muaj nga kryerja e dënimit në burgjet angleze.

Pala angleze thuhet në marrëveshje, i kërkon ambasadës shqiptare në Londër, që brenda 3 ditëve nga marrja e kërkesës, lëshon dokumentin e udhëtimit, ose në afatin maksimal 5 ditë pas marrjes së përgjigjes pozitive, për të dëbuar një person pa leje qëndrimi.

Një marrëveshje e ngjashme Britani e Madhe-Shqipëri, është nënshkruar disa vite më parë kur Britania e Madhe ishte pjesë e BE.

Krahasuar me marrëveshjen e shkuar, kjo e reja, nënshkruar nga Priti Patel dhe ministri Bledi Çuçi thjesht përshpejtohet dëbimi shqiptarëve pa leje qëndrimi në Angli apo atyre që përfundojnë dënimet me burg.

Deri në muajin gusht të 2019 në burgjet angleze ishin 876 shqiptarë por statistikat tregojnë se në Mars 2021 numri u dyfishua në 1,574.

Duke llogaritur koston vjetore prej 44.600 stërlina për mbajtjen në burg të një personi, shtetit anglez i duhet të shpenzojë 70 milion stërlina në vit, vetëm për të burgosurit aktual shqiptarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit