Home Sporti Martini: Në l...

Martini: Në letër kemi shumë shanse për kualifikim, e njohim kundërshtarin!

2
0

Teuta do të luajë nesër ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League. Në “Niko Dovana” kampionët e Shqipërisë sfidojnë Inter Escalades, skuadra kampione e Andorrës. Trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Edi Martini foli për mediet rreth këtij dueli, duke shprehur besimin te një kualifikim i mundshëm..

“Situata është mjaft e mirë. Ndeshja e parë me Tiraspolin këtu, na vuri në dukje disa probleme që u munduam t’i riparojmë, në ndeshjen e dytë dhe gjatë javës këtu. Gjendja është e mirë, përveç Lorenzo Vilës që ka dëmtim, pjesa tjetër është ok dhe jemi në gjendje optimale.

E njohim, falë atyre dy ndeshjeve që kanë bërë në Shqipëri. I kemi parë. Duhet të bëjmë atë që dimë më mirë të bëjmë, të mos merremi shumë më mënyrën e lojës së kundërshtarit, por të bëjmë mirë lojën tonë: mënyrën e daljes në sulm apo përqendrimit maksimal që duhet të kemi në fushën e lojës. Shpresoj t’ia dalim.

Në letër kemi shanse shumë për t’u kualifikuar, por letra nuk është gjithçka. Pavarësisht cilësive tona dhe të kundërshtarit, duhet të jemi 100% të mobilizuar në fushë. Është një ndeshje e fortë, e luftuar, të gjithë dinë të mbrojnë dhe të kundërsulmojnë mirë. Shanset janë më tepër për ne, por shpirti i garës bën diferencën.

Do doja të mbyllnim llogaritë e kualifikimit që në ndeshjen e parë, por janë dy ndeshje për t’u luajtur. Të bëjmë sa më mirë ndeshjen e parë, por nuk duhet të mendojmë që mund t’ia dalim që në ndeshjen e parë, pasi janë dy ndeshje të vështirë”, deklaroi Martini.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit