Home Aktualitet Masakra e Lus...

Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

209
0

GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të akuzuar për vrasjen e Jurgen Hoxhën e Zamir Latifin, në Lushnjë në 2017.

Po ashtu GJKKO ka rrëzuar akuzën për atentat ndaj Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares, pasi ishin të pabazura në prova. Në atentatin për vrasjen e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares u plagosën Bujar Turku e Marjus Xhepexhiu.

Laert Haxhiu vijon të jetë në kërkim, ndërsa hetimi ndaj tij është pezulluar, dhe në bazë të Kodit të ri pas një viti rinis procesi në mungesë.

Bilbili dhe Kaloshi u dënuan si autorë të masakrës së Lushnjes, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor 2017 në Lushnjë, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.

Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit