Home Aktualitet Masat kundër ...

Masat kundër Covid nuk ndryshojnë! Komiteti Teknik i Ekspertëve: Miratohet doza e tretë, vaksinim edhe fëmijët +16 vjeç

148
0

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të miratojë rekomandimin e bërë nga Komiteti i Vaksinimit, kryerjen e dozës së tretë të vaksinës anticovid.

Rekomandimi i dytë i miratuar është për uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin e adoleshentëve +16 vjeç dhe po ashtu vaksinimin e fëmijëvë +12 vjeç, por vetëm për ata persona të cilët kanë problematika shëndetësore.

Komiteti i ekspertëve të vaksinimit ka vendosur se do të vazhdojë të mbetet prioritet bërja e vaksinës me të dyja dozat. Komiteti vendos që qytetarët mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë të vaksinës jo më herët se 6 muaj që kanë bërë dozën e dytë, sipas udhëzimeve të ISHP, duke filluar nga data 1 nëntor.

Fëmijët mbi 16 vjeç do të ftohen të vaksinohen, me miratimin e prindërit, me rekomandimin e mjekëve, duke filluar nga data 1 nëntor. Do të ftojmë edhe fëmijët +12 vjeç dhe paraqesin sëmundje të tjera. Duhet të ndalojmë grumbullimet më shumë se ato që janë të rekomanduara, mbajtja e maskës në ambjentet e mbyllura“, tha Rakacolli.

Rakacolli shton se niveli i masave shtrënguese do të mbetet i njëjtë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit