Home Kronike Mashtrimet e ...

Mashtrimet e Call Center-ave, disa të arrestuar nga policia spanjolle

299
0

Një call center në Elbasan, i dyshuar për mashtrime të shtetasve të huaj në shuma të mëdha, është vënë sot nën kontrollin e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me policinë spanjolle. Policia ka kontrolluar ambientet e call center ndërsa ka ndaluar 2 persona, tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit të drejtuar nga SPAK janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale servera dhe dokumenta që provojnë mashtrimet që kryheshin nëpërmjet këtij call center, mashtrime të cilat kapin shifrat e miliona eurove.

Viktima të mashtrimeve janë shtetas të huaj kryesisht spanjollë dhe gjermanë. Policia e Shtetit dhe SPAK, nuk kanë dhënë ende një informacion zyrtar pasi operacioni është në vijim dhe po shtrihet në disa qytete të Shqipërisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit