Home Sporti Mashtroi me r...

Mashtroi me rrogat e punonjësve, gjobitet Bayerni në Gjermani

130
0

Bayern Munich është gjobitur nga zyra e doganës në Bavari, sepse nuk i kishte paguar rrogat minimale disa punonjësve të sektorit të të rinjve.

Lajmi u konfirmua nga autoritetet, sipas të cilave klubi më i pasur dhe më i suksesshëm gjerman, kishte paguar më pak se norma ligjore një pjesë të stafit, nga nëntori 2019 deri në vitin 2021.

Në hetim tregohet se punonjësit e Bayerint pagueshin 450 euro në muaj, dhe ishin deklaruar si punëtorë me kohë të pjesshme, ndërkohë që puna e tyre duhej të paguhej më shumë. Ligji gjerman në atë periudhë për punëtorët që nuk punojmë me kohë të plotë i siguron një rrogë minimale prej 520 eurosh.

Pas hetimit, Bajerni u gjobit me 250 mijë euro, shifër që përfshin penalizimin për vonesat e pagave dhe të ndihmës sociale, për të cilat është bërë evazion fiskal gjatë periudhës 5-vjeçare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit