Home Aktualitet Mashtronte qy...

Mashtronte qytetarët përmes “Booking”, arrestohet 42-vjeçari nga Vlora

24
0

Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia, nën akuzën për mashtrim.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicale F.A banues në Vlorë, pasi mashtronte qytetarët përmes “Booking”, platformë që shërben për rezervime të hoteleve, apo banesave me qera ditore/mujore.

Mësohet se përmes kësaj platforme 32-vjeçari kishte mundur të futej në adresën e një hoteli në Tiranë dhe u dërgonte e-mail qytetarëve duke i mashtruar online, me qëllim përfitimin e parave.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Man in the middle”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, nëpërmjet ndërhyrjeve në sistemet kompjuterike, ka mundur të depërtojë në sistemin e aplikacionit “Booking”, të një hoteli në Tiranë, duke marrë në posedim të dhënat e klientëve. Më pas u dërgonte e-mail, duke i mashtruar online, për të përfituar shuma të ndryshme parash prej tyre.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik’, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit