Home Aktualitet Maskra me 151...

Maskra me 151 viktima në Seul, mbi 3500 persona të zhdukur. 7 ditë zie kombëtare

147
0

Presidenti i Koresë së Jugut ka shpallur një periudhë 7-ditore zie kombëtare. Numri i viktimave ka shkruar në 151 dhe autoritetet e Koresë së Jugut kanë marrë të paktën 3,580 raportime për persona të zhdukur.

Familjet e atyre që morën pjesë në ngjarjen e Halloween, por që nuk janë kthyer, janë në këtë qendër, ku presin lajmet e njerëzve të dashur. Në qendër të Seulit do të ngrihen altarë zie kushtuar atyre që vdiqën në përplasjen e së shtunës mbrëma.

Më shumë se 90% e 151 personave që u vranë në një turmë në Seul të shtunën gjatë festimeve të Halloween janë identifikuar, tha ministri i Brendshëm i Koresë së Jugut, Lee Sang-min.

Liderët botërorë kanë shprehur ngushëllimet dhe mesazhet e tyre të mbështetjes pas tragjedisë së Koresë së Jugut që vrau 151 njerëz.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit