Home Aktualitet Materniteti i...

Materniteti i ri i Beratit hapet pas pak ditësh, Manastirliu: Shërbim me standarde për nënat dhe fëmijët

25
0

Materniteti i ri i Beratit, një investim madhor i qeverisë shqiptare, pjesë e programit të rijetësimit të shërbimit shëndetësor për nënën dhe fëmijën, bëhet gati për t’u hapur javës tjetër.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pa nga afër investimin e ri, ku tha se do të garantohen shërbime me standarde dhe kushte bashkëkohore afër vendbanimit për nënat dhe fëmijët, duke e quajtur këtë investim, një pretim të mbajtur nga qeveria shqiptare.

Materniteti i ri i Beratit është një investim i plotë jo vetëm i infrastrukturës, një godinë e re që është tashmë me kushtet bashkëkohore për të ofruar një cilësi shërbimi maksimale. Nga ana tjetër e kemi pajisur me mobilimin spitalor, gjithashtu me pajisjet mjekësore të duhura, në mënyrë që puna që do të fillojë, të fillojë ashtu sikurse duhet, me standardet më të mira të ofrimit të shërbimit për nënat dhe fëmijët që do të vijnë në jetë në këtë maternitet. Është një premtim i bërë realitet. Një premtim i mbajtur për të ndërtuar një maternitet të ri në Berat dhe padyshim për të krijuar atë perspektivë që ne të gjithë duam për një shëndetësi më të mirë, e cila ofrohet dhe merret afër vendbanimit”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit së maternitetit të ri të Beratit, Manastirliu tha se standarde të tilla shërbimi po zgjerohen në të gjithë vendin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit