Home Sporti Matheus: “Top...

Matheus: “Topi i Artë” një farsë, Haaland e meritonte më shumë se Messi

46
0

Lionel Messi fitoi mbrëmë për herë të 8-të “Topin e Artë”, por jo të gjithë janë dakord me këtë vlerësim. Lothar Mathaus është i mendimit se argjentinasi nuk e meritonte.

Ish futbollisti gjerman, që kur luante te Interi fitoi Topin e Artë në 1990 nxit polemika duke shfaqur zhgënjimin e tij. Sipas tij Messi nuk duhej ta merrte këtë vlerësim për herë të tetë në karrierë, përkundrazi ishte dikush tjetër që e meritonte, Haaland.

“Për gjithë vitin Haaland ka bërë më mirë se Messi. Trofeu nuk është i merituar. Ky është demonstrimi se Botërori vlen më shumë se gjithçka. Sipas meje askush nuk ka bërë më mirë se Haaland, ai ka qenë më i miri në 12 muajt e fundit. Fitoi tituj të rëndësishëm me City-n me rekord golash. Votimi është një farse, edhe pse unë gjithmonë kam qenë tifoz i Messit“, deklaroi Mathaus.

Lothar Mathaus fitoi “Topin e Artë” në 1990 duke arritur para Schilaci dhe Brehme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit